Skandal, imami marton të bijën 6-vjeçare me 29-vjeçarin që abuzoi me të

Një ngjarje makabër ka ndodhur në Turqi, ku një e mitur e abuzuar seksualisht nga një 29-vjeçar, por që babai i saj e martoi me të. Yusuf Ziya Gumusel, i cili ishte lider i sektit islamik “Ismailaga” vendosi të martojë vajzën e tij në moshën 6-vjeçare me një 29-vjeçar me martesë fetare.

Edhe pse aktakuza e përgatitur nga prokuroria kërkonte që tre të pandehurit të dënoheshin me të paktën 27 vite burg, askush nuk u arrestua dhe çështja nuk vazhdoi deri tani që u bë publik rasti, duke shkaktuar zemërim të madh që dje në rrjetet sociale.

Fotot e 6-vjeçares me fustan nusërie po qarkullojnë orët e fundit dhe po shkaktojnë neveri në opinionin publik të vendit fqinj, duke detyruar të gjitha palët të ngrihen dhe të dënojnë. Përfaqësuesi i partisë në pushtet AKP, Omer Çelik, tha se ata do të qëndrojnë pranë viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?