Sllovakia i mbyll “dyert” fesë islame
Sllovakia ka kaluar sot një ligj të ri i cili e bllokon Islamin si fe në të ardhmen, në një kohë kur ka një rritje të islamofobisë në mbarë Bashkimin Evropian.
Në ligjin e propozuar nga Partia Nacionaliste Sllovake, aleate e presidentit Fico, thuhet se që Islami të legjitimohet si fe duhet të ketë së paku 50 mijë anëtarë, nga 20 mijë që për momentin.
Ish-vendi komunist nuk ka bashkëpunuar me Bashkimin Evropian në krizën e refugjatëve, duke mos pranuar që të japë azil politik për emigrantët. Kryeministri Robert Fico ka lëshuar disa deklarata të fortë të tilla si “Islami nuk ka vend në Sllovaki”.

