Snajperat qëllojnë skafin me 46 mln euro kokainë

Ky është momenti kur një snajper sulmon një skaf që mbante kokainë me vlerë 40 milionë paund (rreth 46 mln euro), gjatë një ndjekje dramatike gjashtëorëshe nëpër Karaibe.

Sulmi kryhen nga Marina britanike me anë të një anijeje dhe një helikopteri gjatë një operacioni të guximshëm në mes të detit, ku nuk munguan as të shtënat me armë zjarri. Skafistët e drogës kanë injoruar të shtënat.

Megjithatë, snajperat nga helikopteri kanë goditur motoskafin në pjesën e pasme, duke penguar arritjen e kokainës në destinacion. Misioni dramatik u kap nga kamerat. Fotografitë e publikuara treguan detaje të të shtënave nga qielli me anë të helikopterit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha në një deklaratë se “Forcat e Royal Marine kanë përfunduar ndjekjen dramatike për 6 orë nëpër Karaibe, duke fikur motorët e skafit të shpejtë. Më shumë se 40 milionë paund kokainë nuk arriti në destinacion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zëdhënës tha se skuadra e helikopterit i bëri thirrje për të ndaluar skafistëve përpara se të qëllonin me snajper.

3a3e5ff400000578-0-image-a-55_1478826487394

RFA Wave Knight, drugs, drugs intercept, trafficking, Caribbean, drugs bust

Aksioni

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?