Sondazhi/ Shumica e francezëve mendojnë se jeta në fshat është ideale

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Instituti Francez për Hulumtim të Opinionit Publik (IFOP) shumica e qyetarëve mendojnë se jeta në fshat është “jeta me ideale”.

Sondazhi, i cili publikua në 9 teteor thotë se  81 për qind e francezëve janë të mendimit se jeta në fshat është “një jetë ideale”, shkruan Huffington Post.fr

Në bazë të të njëjtit sondazh, 19 për qind e të anketuarve kanë thënë se preferojnë jetën në qytet nga shkaku i ekzistencës dhe vendit të punës, ndërsa vetëm pesë për qind janë përgjigjur se refuzojnë të jetojnë në fshat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, një pjesë e masdhe e francezëve mendojnë se disavantazhet në fushën e shërbimeve publike dhe të biznesit si dhe mundësitë për transport, paraqesin një “pengesë për jetën në fshat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rezultatet e sondazhit tregojnë se 46 për qind e popullsisë franceze mendojnë se jeta rurale sjell me vete probleme të caktuara socio-ekonomike, ndërsa 62 për qind e qytetarëve që jetojnë në fshat besojnë se bëjnë një “jetë cilësore”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?