Sot është ”Blue Monday”, dita më e trishtë e vitit

Rikthimi nga festat dhe pushimet është gjithmonë i vështirë, por ka një ditë ku faktorë të ndryshëm mblidhen së bashku në një koniukturë që si rezultat kanë pikërisht ditën e sotme, ”Blue Monday”, ose dita më e trishtë e vitit.

Nuk ka qasje shkencore në këtë përcaktim, që vjen si një provokim i një profesori të psikologjisë të Universitetit të Kardifit, Cliff Arnall, të shpërndarë në vitin 2005, por që ndër vite ka pasur një farë suksesi komercial dhe në rrjetet sociale.

Arnall krijoi edhe një formulë që shpjegonte zgjedhjen, C(P+B) N+D, ku për C nënkuptohet “temperatura mesatare”, P “ditët e kaluara nga rroga e fundit”, B “ditët që duhen për pushimet”, N “ditët që kalohen në shtëpi” dhe D për “orët me dritë gjatë ditës”, dhe rezultati, sipas tij, binte gjithmonë në javën e tretë të janarit.

SHKARKO APP