Spanja i shpall “luftë” emigrantëve, kthen menjëherë 116 marokenë të dhunshëm

Spanja nuk do të tolerojë përpjekje e dhunshme për të hyrë në vend, tha qeveria të mërkurën.

Deklarata erdhi në përgjigje të kritikave të kthimit të shpejtë të 116 emigrantëve të paligjshëm nga Maroku, pasi ata sulmuan gardhin që kufizohet me një nga enklavat e saj në Afrikën e Veriut.

Brigjet jugore të vendit janë bërë porta kryesore në Evropë për emigrantët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanja dhe Maroku donin të dërgonin një mesazh të qartë këtë herë për organizatat kriminale që trafikojnë njerëzit“, tha ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska në një komision parlamentar. “Ne nuk do të lejojmë migracionin e dhunshëm që sulmon vendin tonë dhe forcat tona të sigurimit shtetëror“, shtoi ai, siç citohet nga Reuters.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?