Spanjë, konservatorët zgjedhin pasuesin e Mariano Rajoy
Pablo Casado do të jetë kryetari i ri i Partisë Popullore Konservatore të Spanjës (PP).
Në votimin e së shtunës së anëtarëve të Partisë Popullore Pablo Casado mori një fitore të qartë (PP) dhe filloi mandatin e tij me një thirrje për unitet partiak, një Spanjë më të fortë në zemër të Europës dhe ligje më të ashpra për të shmangur çdo lëvizje drejt pavarësisë nga rajonet e saj.
Ai fitoi 1,701 vota në një votim të ligjvënësve dhe anëtarëve të tjerë të lartë të PP-së, duke mposhtur lehtësisht sfiduesen Soraya Saenz de Santamaria, e cila mori 1,250 vota.
Cosado zëvendëson ish-kryeministrin Mariano Rajoy, i cili rrëzua në një votim mosbesimi në qershor, pasi autoriteti i tij u dëmtua nga një skandal korrupsioni që përfshinte zyrtarët e PP. Rajoy u largua si kreu i partisë.
Casado u bë kryetari më i ri i Partisë Popullore, pasi është vetëm 37 vjeç, ndërsa u tha anëtarëve në fjalimin e tij të pranimit, se “PP është kthyer. Nuk mund të humbim asnjë minutë duke folur për veten tonë. Ne duhet të fillojmë përsëri të flasim për Spanjën”, përfundoi Casado.
KOHA JONË SONDAZH

