Spitalet po “shemben” nga pacientët, shqetësim global për Covid-19
Pamjet që vijnë nga vendi aziatik janë tronditëse, pasi rastet llogariten në dhjetëra milionë në ditë ndërsa në të njëjtën kohë strukturat shëndetësore janë një hap para shembjes.
Kurse shpërthimi global i gripit po teston më tej qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor. Spitalet janë plot, qytetarët janë të ngjeshur në dysheme me oksigjen, duke pritur që një vend të jetë i disponueshëm në mënyrë që të marrin kujdesin që u nevojitet.
Në një ndryshim të mprehtë politikash, Kina këtë muaj filloi të ‘zhbëjë’ regjimin më të rreptë në botë të masave për COVID, duke e vendosur ekonominë e saj të goditur në rrugën e një rihapjeje të plotë vitin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

