Stuhia “Elsa” përfshin Europën, ndërrojnë jetë 6 persona

Stuhia “Elsa” ka pushtuar gadishullin Iberik, Italinë dhe Francën jugore duke u marrë jetën 6 personave dhe ka shkaktuar dëme të shumta.

Mijëra njerëz janë evakuuar, në disa zona ka patur probleme me furnizimin e energjisë elektrike ndërsa erërat e forta, shirat e dendur dhe përmbytjet kanë shkaktuar një situatë kaotike.

Stuhia “Elsa” goditi Europën Jugore ditën e mërkurë dhe së fundmi përmbytjet janë shtuar. Meteorologët parashikojnë se ajo do të pasohet nga një stuhi e dytë, e quajtur “Fabien”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata paraqitet alarmante edhe në Venezia ku pritet një tjetër përmbyjtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stuhia Fabien pritet të shkaktojë shpejtësi edhe më të larta të erës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?