Sulm kamikaz me bombë në xhami, 7 të vdekur dhe 8 të plagosur

Së paku, shtatë persona janë vrarë, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur këtë të hënë gjatë një sulmi me bombë në një xhami në verilindje të Nigerisë.

Kamikazi me bombë hyri në xhaminë në provincën Kondugi, e cila ndodhet në afërsi të qytetit Borno që është zemra e organizatës terroriste Boko Haram.

“Vetëvrasësi me bombë hyri në xhami rreth orës pesë të mëngjesit sipas kohës lokale dhe detonoi bombën e lidhur për trupin e tij, teksa besimtarët kryenin lutjet e tyre. Iu bashkova të tjerëve në nxjerrjen e shtatë kufomave nga xhamia, ndërsa tetë persona po ashtu u lënduan”, tha për “Anadolu Agency” banori lokal, Sheriff Moh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Abbe Sunome, një dëshmitar tjetër, tha se pas shpërthimit ka parë shtatë kufoma të përgjakura që janë nxjerrë nga rrënojat e xhamisë. Po ashtu tha se ishte disa metra larg xhamisë kur ndodhi shpërthimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëpunësi lokal tha se të lënduarit janë transportuar në spitalin shtetëror në Maiduguri. Ai po ashtu konfirmoi se gjatë sulmit janë lënduar tetë persona.

Asnjë grup terrorist nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë, por banorët akuzojnë organizatën terroriste Boko Haram që më parë ka kryer sulme të ngjashme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?