Sulm me armë në një kampus universitar në Iowa City, SHBA, tre studentë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri kanë shpërthyer gjatë një sherri masiv në një zonë me aktivitet nate pranë kampusit të Universitetit të Ajovës, duke lënë të plagosur tre studentë herët të dielën, njoftuan zyrtarët e policisë dhe të universitetit.

Ende nuk është e qartë se sa njerëz janë lënduar në total. Sipas policisë së Iowa City-t, disa viktima janë transportuar në spitale me plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Sipas një njoftimi emergjent të kampusit, deri të dielën në mëngjes nuk ishte kryer asnjë arrestim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia bëri me dije se oficerët po i përgjigjeshin njoftimeve për një sherr masiv kur dëgjuan të shtënat.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky akt i pakuptimtë dhune ka tronditur komunitetin universitar dhe shtetin tonë,” deklaroi Guvernatorja e Ajovës, Kim Reynolds, e cila ofroi ndihmën e shtetit për hetimin e ngjarjes.

Të shtënat ndodhën në qendër të Iowa City-t, pranë kampusit universitar, në afërsi të një pedonaleje të mbushur me bare dhe restorante.

Universiteti lëshoi disa alarme, duke i këshilluar studentët të qëndrojnë larg zonës. “Megjithëse hetimi është në hapat e parë, nuk ka indikacione se ndonjë student i universitetit ka qenë shënjestër e qëllimshme,” thuhej në një prej njoftimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?