Sulm me armë në Turqi, dy të vdekur dhe 4 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ku si pasojë e një sulmi me armë në autostradë, 2 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Diyarbakır-Bingöl. Persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të një makine, e cila ishte në lëvizje.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona që ndodheshin në makinë, mes tyre një fëmijë dhe një grua.

Dy prej të plagosurve nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra dhe ndërruan jetë në spital.

SHKARKO APP