Sulmet kibernetike ndaj Ministrisë së Jashtme, Çekia fajëson Rusinë

Çekia dyshon se pas sulmeve kibernetike që synonin ministrinë e saj të Jashtme vitin e kaluar qëndron Rusia. Në raportin e tij vjetor, shërbimi i sigurisë çeke BIS thotë se dy sulme të veçanta ndaj Ministrisë së Jashtme të Çekisë janë kryer pjesërisht nga grupi haker APT28, i cili lidhet me qeverinë ruse dhe është fajësuar për sulmet e fundit në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara.

“Të gjitha gjetjet e bëjnë të qartë se ishte fushata e spiunazhit kiberetik Turla, me origjinë nga FSB, një shërbim i inteligjencës ruse dhe APT28 / Sofacy, e cila është mbështetur nga inteligjenca ushtarake ruse, GRU”, thuhet në raportin vjetor.

Në sulmin kibernetik ndaj ministrisë, hakerat arritën të merrnin kontrollin e më shumë se 150 llogarive email. “Ata morën të dhëna që mund të përdoren për sulme të ardhshme, si dhe një listë të objektivave potencialë në pothuajse të gjitha institucionet e rëndësishme shtetërore”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raport evidentohet rritje e aktivitetit nga oficerët e inteligjencës kineze dhe një shqetësim në rritje për spiunazh në fushat ekonomike, shkencore dhe teknike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti çek, Milos Zeman, i ka promovuar fuqishëm lidhjet politike dhe të biznesit me Kinën dhe Rusinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?