FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmet në Paris, Valls paralajmëron shtyrjen e gjendjes së emergjencës

Gjendja e jashtëzakonshme e vendosur në Francë, e cila u vendos pas sulmeve terroriste të Parisit ka gjasa që të shtyhet. Kështu ka deklaruar kryeministri Francez Manuel Valls për BBC.

Deklaratat e kryeministrit francez u bënë në përvjetorin  e parë të sulmeve nga militantët islamikë, ku 130 persona humbën jetën.

Manuel Valls tha se “fushata e ardhshme zgjedhore do të përfshijë shumë tubime politike dhe është shumë e nevojshme që të merren masa për të mbrojtur demokracinë tonë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjendja e jashtëzakonshme në Francë u zgjat për gjashtë muaj në korrik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por pavarësisht masave  një tjetër sulm ndodhi në Nisë, ku një shofer kamioni u përplas me një turmë, duke vrarë 84 persona në Ditën e Bastijës.

Në një intervistë në emisionin Hardtalk të BBC-së, Z. Valls tha se ekzistonte rreziku i “sulmeve të llojit që pamë në Nisë”.

“Është e vështirë sot, për t’i dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme”, shtoi ai.-oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?