FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi në Ohajo, Trump: Somalezi nuk duhej të ishte në SHBA

Disa ditë pas sulmit me makinë dhe plagosjes me thikë kasapësh ndaj një grupi studentësh në kampusin universitar të Ohajos, hetuesit amerikanë dyshojnë se autori ishte vetëradikalizuar me një propagandë xhihadiste online, duke vepruar si një “ujk i vetmuar”.

Një ditë më parë, ISIS kishte marrë përsipër autorësinë e atentatit, duke theksuar në një komunikatë për shtyp se Abdul Razak Ali Artan ishte ushtar i tyre, por sipas autoriteteve, nuk ka prova të besueshme apo marrëdhënie të tij me grupin terrorist, që në këtë rast mund të ketë kryer vetëm një rol frymëzuesi.

Ndërkohë, presidenti i zgjedhur, Donald Trump ka deklaruar se studenti somalez nuk duhej të ishte në Amerikë, duke vijuar kështu linjën e tij të ashpër ndaj emigrantëve myslimanë që sipas tij nuk duhet të shkelin në SHBA për faktin se mund të radikalizohen. “ISIS ka marrë përsipër sulmin e tmerrshëm të armatosur në Universitetin Shtetëror të Ohajos, nga ana e një refugjati somalez, i cili nuk duhej të ishte në vendin tonë”, – ka shkruar Trump në profilin e tij në “Twitter”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?