Sulmohet Konsullata e Greqisë në Mariupol, raportohet për 12 viktima

Konsullata e Përgjithshme Greke në Mariupol është goditur ditën e sotme në Ukrainë. Sulmi ndodhi para një stacioni policie, duke vrarë të paktën 12 persona.

Konsulli grek në Mariupol, Manolis Androulakis, mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka kontaktuar autoritetet greke përmes telefonit satelitor.

Prej rreth një jave shërbimet e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë janë transferuar në godinën ku strehohej Misioni Special i Mbikëqyrjes së OSBE-së në qytet , i cili u godit nga përleshjet në rrugë mesditën e së dielës.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?