Surprizon Bitcoin – Arrin në 5 000 USD, niveli më i lartë që prej Nëntorit

Monedha dixhitale, Bitcoin ka rimarrë veten papritur të martën duke arritur në 5 000 dollarë, niveli më i lartë që nga fundi i muajit nëntor.

Çmimi i valutës virtuale më të madhe në botë u rrit me rreth 14%, referuar të dhënave të Coin Desk.

Ndërkohë, rritje kanë shënuar gjatë ditës së sotme edhe kriptovalutat e tjera, Etherum-i dhe Ripple me rreth 6 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, ekspertët nuk kanë ende një shpjegim të qartë lidhur me ndryshimin e papritur të çmimit të monedhës virtuale, e cila ra në mbi 76 për qind gjatë vitit t֝ kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?