Tajlandë, 12 djemtë e shpëtuar rikthehen sërish në shpellë

Nga shpella e Tham Luang në atë të një qendre tregtare. Të dymbëdhjetë futbollistët e vegjël, të cilët u bllokuan për 18 ditë në një shpellë në Tajlandë më 23 qershor, duket se janë të detyruar të rishikojnë historinë e trishtuar.

Të ftuar për të inauguruar një qendër tregtare në Bangkok, djemtë gjetën një riprodhim besnik të shpellës ku mbetën peng për më shumë se dy javë.

Të dy 12 djemtë e skuadrës së futbollit “Wild Boars”, pas daljes nga shpella i janë kthyer përditshmërisë me shkollën dhe stërvitjet në futboll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por asgjë nuk është si më parë, pasi sot ata janë të famshëm.Dhe angazhimeve të tyre të përditshme u janë shtuar konferencat për shtyp dhe pjesmarrja në programe televizive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata gjithashtu u lutën së bashku në një tempull budist, ku kamerat nuk mungonin.

Ndoshta historia e tyre do të përfundojë në Hollywood, por nuk mungojnë edhe zërat kritikë që e konsiderojnë të tepërt të gjithë këtë shoë.

Psikologët e spitalit në Chaing Rai, ku djemtë u trajtuan pas shpëtimit, kishin paralajmëruar:

“Tani familjet duhet të kenë kujdes me shëndetin e tyre mendor pasi ajo që kanë jetuar në atë shpellë nuk do mund të fshihet nga mendja”.

Thai cave boys visit Tham Luang rescue exhibition in Bangkok

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?