Takimi Kim Jong Un-Putin, reagon SHBA: Shenjë që sanksionet kanë goditur Mbrojtjen e Moskës

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan komentoi planet e liderit të Koresë së Veriut për të vizituar Moskën.

Për të diskutimet midis Koresë së Veriut dhe Rusisë mbi një marrëveshje të mundshme që do t’i lejonte Phenianit të ofronte mbështetje ushtarake për pushtimin në Ukrainë, janë dëshmi se sanksionet ekonomike kundër Rusisë kanë pasur sukses në tkurrjen e bazës industriale të mbrojtjes së vendit.

“Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të respektojë angazhimet e saj publike për të mos furnizuar me armë Rusinë që do të përfundojë duke vrarë ukrainas. Me kalimin e kohës, ne nuk kemi parë që ata të furnizojnë në mënyrë aktive sasi të mëdha municionesh ose kapacitete të tjera ushtarake për Rusinë për luftën në Ukrainë“,-tha Sullivan gjatë konferencës për shtyp të së martës në Shtëpinë e Bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se administrata e Presidentit Joe Biden ka diskutuar mundësinë që Koreja e Veriut t’i sigurojë Rusisë armë “për mjaft kohë” dhe se është e mundur që në të ardhmen e afërt Kim Jong Un të marrë pjesë në takime personale në nivel udhëheqësish.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?