Të shtëna me armë në SHBA, 6 të plagosur, mes tyre fëmijë

Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në një “baby shower” në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, mes tyre edhe dy fëmijë.

Mediat amerikane raportojnë se një djalë 8-vjeçar dhe një vajzë 10-vjeçare u qëlluan gjatë sulmit. Të lënduar kanë mbetur edhe tre burra në mes moshave 23-48 vjeç dhe një grua 29-vjeçare.

Të dhënat e fundit thonë se një nga të plagosurit është gjendje kritike për jetë, ndërsa dy të rinjtë janë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut. Policia nuk ka ende të dyshuar për ngjarjen edhe pse hetimet vijojnë intensivisht për dokumentimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?