FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të shtëna në Universitetin e Ohajos, 9 të plagosur, vritet atentatori

Një person ka mbetur i vdekur dhe të paktën 9 të tjerë janë plagosur një orë pasi një i armatosur filloi të qëllonte në Universitetin e Ohajos në SHBA.

Pak përpara orës 10 të mëngjesit me orën lokale, universiteti shpalli gjendjen emergjente duke njoftuar studentët që të gjejnë vend për t’u fshehur në kampusin e Universitetit.

Personi që mbeti i vdekur mendohet të jetë atentatori i ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportimet e para të të shtënave erdhën nga holli Vatts, që është strehë e programit shkencor të shkollës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy persona, një me ngjyrë dhe një i bardhë, dolën me pranga nga ndërtesa.

Deri tani, të paktën 9 persona janë transportuar në spital. Një është në gjëndje kritike ndërsa 8 të tjerët janë në gjëndje të qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetët.

“Strehohuni në pjesën veriore të kampusit. Ndiqni udhëzimet e policisë” shkruajtën autoritetet në twitter.

Për momentin nuk është është ende asnjë informacion. Universiteti ka 60 mijë student.

Mediat lokale raportuan se policia ka nevojë për kohë për të siguruar kampusin, që është një nga kolegjet më të mëdha në SHBA.

Students barricade a classroom door amid campus lockdown at Ohio State University

SWAT teams later stormed the above parking garage. Shortly after, they announced that one suspect was dead. Two other men were taken out of the garage in handcuffs 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?