Tërmet i fuqishëm në Itali, shembje dhe 40 të plagosur

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.8 ballë të shkallës rihter u shënua gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës në Itali, në zonën e Catania.

Epiqendra e tij u shënua mes zonës së Messina dhe Ragusa. Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme pati shembje në ndërtesa si dhe disa persona të lënduar.

Krahas Catanias, tërmeti u ndje edhe në Siracusa, Enna dhe Messina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bilanci paraprak flet për rreth 40 persona të plagosur, fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tërmeti u shënua rreth orës 02.30 të natës, duke krijuar panik mes banorëve, të cilët dolën nxitimthi në rrugë.

Në zonë ndërhyn shërbimi zjarrfikës, policia dhe mbrojtja civile, për t’iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?