Tërmet me magnitudë 7.4 ballë, ka viktima dhe njerëz të bllokuar nën rrënoja

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka goditur pjesën perëndimore të Kolumbisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima. Sipas raportimeve fillestare, të paktën 18 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Lëkundjet e forta janë ndjerë në disa qytete të vendit, mes tyre Cali dhe Medellín. Në qytetin e Calit, rreth 20 ndërtesa raportohet se janë shembur, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e personave që mund të ndodhen ende nën rrënoja.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra e tërmetit është lokalizuar pranë San José del Palmar, në rajonin Chocó. Pas lëkundjeve të fuqishme, autoritetet kanë raportuar dëme dhe persona të lënduar edhe në Quibdó dhe Pereira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet nga zonat e prekura tregojnë ndërtesa të dëmtuara, mure të shembura dhe automjete të mbuluara nga rrënojat. Ekipet e emergjencës kanë nisur operacione intensive kërkim-shpëtimi, ndërsa autoritetet po vlerësojnë përmasat e dëmeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes ndërtesave të dëmtuara raportohet edhe Katedralja e Manizales, e cila ka pësuar dëmtime nga lëkundjet e fuqishme. Situata mbetet në zhvillim, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për persona të tjerë që mund të jenë bllokuar nën rrënoja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?