Tërmeti në Indonezi, balta merr përpara gjithçka, pamje nga lart

Në fshatin e Petobo, në perifenë jugore të Palu, në Indonezi, pas tërmetit dhe cunamit të 28 shtatorit, qindra shtëpi dhe ndërtesa janë zhvendosur nga balta dhe janë gëlltitur nga toka.

Pamjet e marra nga sateliti janë impresionuese. Terreni ka rrëshqitur pas tërmetit me magnitudë 7.5 dhe toka është transformuar në një vend që rrëshqet duke u bërë e paqëndrueshme.

Për momentin akoma nuk dihet se sa persona janë varrosur nga balta. Bilanci i viktimave të tërmetit, cunamit dhe baltës në rajonin qendror të Sulawesi ka shkuar në 1649 të vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?