Terroristi Maroken: “Do sulmojmë Vatikanin më 25 Dhjetor” (VIDEO)

Një ekstremist Maroken i cili kërcënoi se do të sulmonte të krishterët në Vatikan në prag të Krishtlindjeve është larguar me forcë nga Italia. 32-vjeçari u kthye në Marok dje pasi policia zbuloi një komplot që ishte për të goditur vendin e shenjtë me një makinë bombë.

I dyshuari për autoritetet italiane, ka pohuar se plani i tij ishte për të sulmuar Vatikanin duke përdorur një makinë të mbushur me eksploziv dhe kallashnikov dhe se ai kishte mbërritur në Romë me ndihmën e një miku.

Ministri i Brendshëm Italian, Angelino Alfano, e përshkroi këtë situatë duke theksuar që do të ishte një sulm i “pakontrolluar” dhe tha se Marokeni ishte i inkurajuar për të nisur sulme në hakmarrje ndaj shtetin italian pa dhënë arsye.

Swiss Digital Desktop Reklama

Italia deri më tani ka dëbuar 62 ekstremistët. Edhe pse nuk është e qartë nëse marokene ishte i lidhur me shtetin islamik, grupi terrorist ka paraqitur kohë më parë një video propagandistike për sulm ndaj Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Video ka një mesazh, për një betejë finale mes “besimtarëve” dhe “kryqtarëve”. Në video gjithashtu tregohet bazilika e Shën Pjetrit, në enklavën e Papës brenda Vatikanit, në një dritë ngjyrë portokalli të shoqëruar me muzikë trishtuese.

Por kreu i sigurisë në Vatikan, Domenico Giani, më parë ka thënë se Selia e Shenjtë nuk do të ndryshojë zakonet e tij ose mënyrën e jetesës në dritën e kërcënimeve. Ai tha: “Ati i Shenjtë nuk ka ndërmend të braktisë stilin e tij, e cila është e bazuar në afërsi, që është në takim të drejtpërdrejtë me njerëzit”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?