Thellohet numri i viktimave/ Më shumë se 3300 të vrarë nga luftimet Hamas-Izrael
Më shumë se 3300 persona kanë mbetur të vrarë nga luftimet Hamas-Izrael, të cilat kanë nisur që prej një javë, në 7 tetor.
Autoritet izraelite kanë konfirmuar se më shumë se 1300 njerëz u vranë fundjavën e kaluar kur luftëtarët e Hamasit kaluan kufirin dhe sulmuan civilët dhe ushtarët.
Ndërkohë, nga kundërsulmet e Izraelit, të cilat vijojnë pa u ndalur, janë vrarë gati 2 mijë njerëz në Rripin e Gazës. Këto shifra janë konfirmuar nga autoritetet palestineze.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë paralajmëruar banorët në Rripin e Gazës që të largohen, ndërkohë që ka dhënë një përditësim mbi situatën e pengjeve.
Sipas tyre, Hamas po mban peng mbi 120 civilë. Organizata e përbërë nga palestinezë nuk pranon të lëshojë pengjet, të cilat besohet se mbahen në vende sekrete brenda Gazës. Mes tyre ka gra, fëmijë dhe të moshuar.
KOHA JONË SONDAZH

