Tragjedia ajrore, fjalët e para të futbollistit që shpëtoi falë një djaloshi

Një nga anëtarët e ekipit të shpëtimit të përplasjes së avionit në Kolumbi ka rrëfyer fjalët e para që tha futbollisti i mbijetuar, Alan Ruschel.

Ai ka deklaruar gjithashtu se ishte një djalosh 10-vjeçar që ndihmoi në shpëtimin e Alan.

Futbollisti po lëvizej me barrelë nga skena e tragjedisë, afër Medellin në Kolumbi, kur ai pyeti vullnetarin Santiago Campuzano : “Familja ime, miqtë e mi… ku janë ata?”

Swiss Digital Desktop Reklama

27-vjeçari Ruschel është njëri nga gjashtë personat që i mbijetuan përplasjes nga e cila humbën jetën 71 njerëz dhe shumica e pjesëtarëve të skuadrës braziliane, Chapecoense pak ditë larg finales së tyre në Kupën e Amerikës Jugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mëngjesin e sotëm u zbulua se një djalë 10 vjeç, ishte i pari në vendngjarje dhe drejtoi  ekipin e shpëtimit atje.

Thuhet se fëmija u tregoi atyre se ku ndodhej avioni në kushtet e motit të zymtë.

Menjëherë pas kësaj, mbrojtësi Alan Ruschel, u çua në spital.

Ai po trajtohet në spitalin e vendit për shpinën e thyer. – See more at: http://shqiptarja.com/bota/2728/tragjedia-ajrore-fjal-t-e-para-t–futbollistit-q–shp-toi-fal–nj–djaloshi-388530.html#sthash.LCPFeytf.dpuf

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?