Tragjedia me 57 viktima, shtyhet gjyqi ndaj përgjegjësit të stacionit. Protestuesit në Greqi kërkojnë drejtësi
Stacionisti i Larisës doli përpara Prokurorisë për të kërkuar falje në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor. Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për prishje të sigurisë së transportit por për vrasje nga pakujdesia ndërsa rrezikon burgimin e përjetshëm.
“Unë mbaj 35 arkivole në shpinë”, u shpreh ai duke bërtitur jashtë ambjenteve të Prokurorisë përpara se të hynte në sallë. 59 vjeçari sipas autoriteteve është shfaqur në gjendje të rëndë psikologjike.
Stacionisti foli për një gabim fatal edhe pse fillimisht ai pretendoi se aksidenti ishte për shkak të një gabimi të sistemit, duke thënë se e kuptoi kur u informua për atë që kishte ndodhur, ai në fund pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në shina të gabuara.
Për shkak të një defekti teknik avokati i tij u shpreh se të dhëna të reja kanë dalë në dritë por nuk do të bëhen publike pasi hetimi do të vijojë sërish ditën e hënë.
KOHA JONË SONDAZH

