Tragjedia në urën e Xhenovas mund të ishte shmangur nga këta persona

Disa ditë pas tragjedisë së ndodhur me 14 gusht në Xhenova, ku ura Morandi u shemb, ka dalë edhe lista e fajtorëve.

Janë plot 30 emra të cilët ishin në dijeni të gjendjes së urës, të gjithë janë zyrtarë dhe dokumenti është bërë publik pas hetimeve që u kryen nga Guardia Di Finanza, ndërsa i janë referuar prokurorisë.

Fjala tek kjo listë prej 30 emrash është për drejtues të grupit Atlantia që kishte për detyrë mirëmbajtjen dhe kontrollin e autostradës e po ashtu për përfaqësues të ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, asnjë nga emrat e listuar si fajtorë nuk janë hetuar, ndërsa akuzat që rëndojnë mbi ta janë shpërdorim i detyrës dhe deri tek vrasjet e qëllimshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas italianeve “Corriere dhe Republica”, në listën e GDF-së ‘fajtorë’ janë drejtues, zyrtarë, menaxherë dhe teknikë. Të gjithë zyrtarët që në vitet e fundit, janë përfshirë në dokumente, e-mailet dhe komunikimet e gjurmuara, thuhet se kanë qenë të vetëdijshëm për gjendjen e autostradës A10. Ndër emrat më të rëndësishëm janë administratori i deleguar i firmës që ndërtoi autostradën, Giovanni Castelluçi, Fabio Cerchiai, drejtori operativ qendror, Paolo Berti, personi përgjegjës për punët e mirëmbajtjes, Michele Donferri Mittelli dhe Paolo Strazzullo, përgjegjës për dizenjimin dhe përforcimin e strukturës së urës.

Ndërkohë mes emrave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve është ai i Vincenzo Cinellit, drejtori i Përgjithshëm i Mbikëqyrjes, Bruno Santoro, kreu i divizionit Tekniko-Operativ i rrjetit të autostradës dhe Giovanni Proietti, drejtues i Divizionit të Analizave dhe Investimeve. Kujtojmë se tragjedia e rëndë i mori jetën 43 personave, mes tyre edhe të mitur, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?