Tre motrat vrasin me thikë babain e tyre, befasojnë me arsyetimin e krimit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rusi, ku 3 motra kanë vrarë babain e tyre dhe tani rrezikojnë deri në 15 vite burg.

Tre adoleshentet, Kristina 19-vjeçe, Angelina 18 vjeçe dhe Maria 17 vjeçe, akuzohen për vrasje me thikë të babait të tyre, Mikhail Khachaturyan, 57 vjeç.

Kristina i ka thënë policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne e urrenin atë dhe donim që vetëm një gjë të ndodhte: të zhdukej dhe të mos e shikonim më kurrë.”
Mediat lokale raportojnë se motrat pranuan bashkërisht të vrisnin babanë e tyre, duke u shprehur se prej vitesh të tëra vuanin nga abuzimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Abuzimi përfshinte dhunë të rregullt, ndërsa një nga motrat ai detyroi që të lëpinte qimet e qenit të rëna në dysheme.

Një mik i familjes tha:

Sapo babai i tyre pa që qeni kishte lëshuar qime në dysheme, ai thirri një nga vajzat dhe e detyroi që t’i lëpinte qimet një nga një, ndërsa ai e shikonte.”
Babai, i cili dyshohet se abuzonte seksualisht me to, u tha gjithashtu se kishte instaluar kamera në shtëpi për t’i parë kur ishte larg..

Para pak kohësh njëra nga vajzat u përpoq të vriste veten.

Motrat thanë se në ditën e sulmit ai i kishte kërcënuar me thikë në banesën e tyre pranë autostradës Altufievskoe në Moskë.

Një nga motrat e kishte kapur thikën dhe e kishte therur, ndërsa të tjerat u bashkuan në këtë vrasje.

Burri u përpoq të ikte nga banesa, por vdiq pranë ashensorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?