Trump ashpërson sulmin ndaj prokurorit Jeff Sessions

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se “nuk ka prokuror të përgjithshëm”, duke bërë kështu sulmin më të ashpër kundër prokurorit Jeff Sessions.

Në një intervistë për Hill.TV, Trump sërish e kritikoi vendimin e Sessions për të mos marrë pjesë në hetimet e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Ai po ashtu tha se nuk është i kënaqur me përgjigjen e Sessions ndaj migrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurori i përgjithshëm nuk i komentoi ende deklaratat e Trumpit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e pazakontë që një president të sulmojë prokurorin e përgjithshëm, ndërkohë që kritikët e akuzojnë Trumpin për përpjekje për të ndërhyrë në sistemin ligjor.

Sessions ka qenë një mbështetës i hershëm i fushatës presidenciale të Trumpit.

Por, ai e ka lënë hetimin e çështjes ruse në vitin 2017, duke u thirrur në konflikt të mundshëm të interersit, dhe e ka dorëzuar kontrollin te zëvendësi i tij, Rod Rosenstein.

Trump këmbëngul se nuk ka pasur asnjë lloj marrëveshjeje të fshehtë midis fushatës së tij dhe Qeverisë ruse dhe mohon se është përpjekur të pengojë drejtësinë.

“Unë nuk kam një prokuror të përgjithshëm; është shumë e trishtueshme”, tha Trump gjatë intervistës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?