Trump dhe Putin “plane për të shkatërruar ISIS”?

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ende pa u ulur në Shtëpinë e Bardhë, po përflitet prej kohësh për një bashkëpunim të ngushtë me Presidentin Rus, Vladimir Putin.

Së fundmi, shtypi ndërkombëtar ka publikuar një plan të fshehtë mes dy Presidentëve, që lidhet me shkatërrimin e grupit terrorit islamik, ISIS.

Trump dhe Vladimir Putin do të punojnë së bashku për të krijuar një rend të ri botëror, sipas njeriut i cili u takua me z. Trump në ditët pas fitores në zgjedhjet historike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump “do të bëjë pikërisht atë që ai tha se do të bëjë mbi ISIS”, zbuloi Arron Banks, njeriu që financoi Brexit në Britani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banks, u pa në duke hyrë më 12 nëntor në kullën Trump, për të takuar shefin Republikan.

Ai i tha se:”Mbetet një lëvizje radikale e guximshme për politikën e jashtme, që ai do të punojë me Putinin. Kjo është pikërisht ajo që ai do të bëjë. Qeveria britanike do të duhet të ulet në një dhomë për të ndryshuar drejtim për shkak se Amerika do të jetë aleate e Rusisë. Trump do të punojë me Putinin për të shkatërruar grupin radikal mysliman dhe për të rindërtuar ushtrinë amerikane dhe të bashkëpunojnë me Putinin”.

Udhëheqësi rus ishte i pari President që uroi Presidentin e zgjedhur pas fitores së tij gjithëpërfshirëse mbi Hillari Klinton, dhe shefi i Kremlini theksoi se ai është për të “punuar nga afër” me Z. Trump, kjo si lëvizje palë drejt marrëdhënieve mes dy superfuqive.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?