Trump: Do t’i bëj të dyja, edhe presidentin edhe biznesmenin
Presidenti miliarder, Donald Trump ka thënë se ai nuk është i detyruar të ndërpresë lidhjet me perandorinë e tij të bizneseve, pasi të marrë detyrën e re në 20 janar.
Një senator demokrat do të paraqesë një raport që i kërkon Trump të likuidojë asetet për të provuar se ai nuk do të përfitojë nga zyra e presidentit. Ky nuk është një akt i detyruar me ligj, por presidentë të mëparshëm të Shteteve të Bashkuara i kanë vënë mënjanë lidhjet e tyre me biznesin.
Trump shpjegoi se ai mund të drejtojë edhe vendin edhe biznesin e tij në mënyrë perfekte, edhe pse atij do t’i pëlqente të bënte diçka për të ndarë këto dy fusha të përgjegjësisë. Senatori demorat Ben Cardin është ai i cili ka bërë thirrje për një ndarje formale.
Cardin planifikon të paraqesë një rezolutë javën e ardhshme, që do t’i kërkojë presidentit të zgjedhur të adoptojë një marrëveshje për ta kaluar administrimin e bizneseve të tij tek një person i pavarur, ose të marrë masa të barasvlefshme për të siguruar se ai do të pajtohet me kushtetutën mbi konflikte potenciale interesi. Sipas revistës Forbes, manjati ka një vlerë prej 3.7 miliardë dollarësh, ndërkohë që perandoria e tij përfshin më shumë se 500 ndërmarrje të ndryshme.
KOHA JONË SONDAZH

