Trump fitoi sepse votuesit janë injorantë!

Nga Jason Brennan, (Foreign Policy)Ok, ja çfarë ndodhi. Donald Trump gjithmonë i kanë pëlqyer mbështethet masive nga njerëz të paedukuar dhe jo të informuar. Siç raportonte Bloomberg në gusht, Hillary clinton po shijonte një rezultat prej 25 pikësh avantazh mes njerëzve të edukuar që kishin mbaruar një universitet. Ndryshe ndodhi në 2012, ku këta njerëz nuk i dhanë shumë vota Obamës krahasuar me Mitt Romney.

Në 9 nëntor pamë diçka historike: kërcimin e budallenjve. Asnjëherë më parë në histori njerëzit e edukuar kanë mbështetur kaq shumë një kandidat (Clintonin) dhe kaq njerëz të trashë nuk kanë mbështetur kandidatin tjetër (Trump). Ndoshta votuesit e Trump mund të thonë që “Trump mbështet njerëzit e thjeshtë dhe Clinton njerëzit e privilegjuar”. Por kjo nuk është e vërtetë.

Mbështetësit e Trump në primaret, kishin të ardhura mesatare prej 72 mijë dollarësh ën vit. Nuk ishin të pasur, por fitonin më shumë se mesatarja kombëtare, madje edhe më shumë se mbështetësit e Clinton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump ia detyron fitoren njerëzve të paformuar. Por jo vetëm kaq. Politologët që kanë studiuar prej 65 vitesh sjellejet e votuesve kanë parë rezultate të frikshme. Votuesit dinë së kush kandidon për president, por nuk ia kanë haberin se çfarë ndodh në Senat apo Dhomën e Përfaqësuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe në përballjen mes Al Gore dhe George Bush, njerëzit dinin që Gore ishte më liberal se Bush, asgjë më tepër. As programet e tyre politike dhe ekonomike, asgjë prej gjëje.

Nuk është se votuesit janë thjesht budallenj. Jo, demokracia krijon stimuj të këqinj.

Është njësoj si të blesh një makinë. Nëse bën zgjedhje të gabuar do të vuash pasojat. Me kalimin e kohës njerëzit mësojnë nga gabimet dhe bëhen konsumatorë më të mjirë.

Por nuk ndodh kështu edhe me politikën. Mënyra se si ne të gjithë votojmë ka një rëndësi mjaft të madhe. Imagjinoni një profesor t’i thotë mijëra studentëve: Për tre muaj do të kemi një provim të rëndësishëm, nuk do t’iu vendos një notë personale, por do kontrolloj gjithë provimet dhe do merrni një notë mesatare. Asnjë nuk do mësonte, rezultati? Një katër të madhe!

Kjo, është një budallallëk, por kështu funksionon demokracia. Shumica e votuesve janë injorantë ose të painformuar pasi kostoja e tyre për të marrë informacione politike i tejkalon përfitimet e mundshme. Ata mund të pranojnë mashtrime ose të vërtetë false, pasi u kushton më pak.

Shumica e njerëzve dinë pak, ndërsa ka të tjerë që dinë edhe më pak se këta. Në përgjithësi, njerëzit e edukuar janë më shumë të informuar  se sa ata që nuk kanë mbaruar universitet, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për politikën por për gjithçka.

Kur njerëzit normalë dëgjojnë statistika dëshpëruese, ata normalisht do të drejtojnë gishtin nga sistemi edukues. “Kemi nevojë për mësues më të mirë”, do thonë ata.

Është një argument i diskutueshëm, por i gabuar.

Në fakt, amerikanët mesatarë janë shkolluar më shumë tani se sa 60 vjet më parë, por ata kanë ngelur njësoj injorantë lidhur me politikën pavarësisht se niveli i tyre i edukimit është rritur.

Pra nuk është faji i shkollave që amerikanët dinë kaq pak.

Çdo vit studiuesit amerikanë shohin 1)çfarë dinë votuesit, 2)çfarë politikash mbështesin, 3)cilit komuniteti i përkasin. Me këto tre të dhëna është e mundur të shihet se si ndryshon informacioni mënyrën e votimit.

Mbështetësit e Trump mund të jenë të mërzitur nëse mësojnë se kjo metodë zbulon se votuesit e mirëinformuar votojnë për tregtinë e lirë dhe janë pro emigrimit, ndryshe nga Trump.

Gjithashtu, votuesit e informuar votojnë përgjithësit demokratët. Por kjo nuk do të thotë se janë dakord 100 për qind me politikat e tyre.

Në fakt, votuesit e informuar pëlqejnë politika nga të dyja partitë, votuesit e informuar janë për tregtinë e lirë, pro emigrimit, pro reformës gjyqësore, pro rritjes së taksave për të ulur borxhin e brendshëm, pro të drejtave të homoseksualëve dhe janë skeptikë se mirëqenia mund të zgjidhë gjithë problemet.

Shqetësimi i vërtetë, megjithatë, është se kur shohim platformat politike të dy partive të mëdha, shohim se qopftë republikanët qoftë demokratët, kanë agjenda që tërheqin të paformuarit dhe painteresuarit. Nuk mund t’i fajësojmë për këtë.Në fund të fundit, politikanët duan thjesht fitore, dhe duhet të zgjojnë njerëzit dhe t’i drejtojnë në kutitë e votimit. Në demokracinë moderne, të paformuarit janë gjithmonë më të shumtë në numër se njerëzit e edukuar dhe informuar. Cilësitë e kandidatëve tanë pasqyrojnë edhe cilësinë e votuesve të tyre.

Nuk ka një zgjidhje reale ndaj këtij problemi të injorancës politike, vetëm ënse thyejmë politikat e demokracisë. Disa ekonomistë kanë menduar opsione të ndryshme për përmirësimin e demokracisë dhe sistemit zgjedhor, si dhe informimit të votuesve.

Shumica e këtyre propozimeve në fakt janë zile alarmi, por shumë mendojnë se vota universale dhe injoranca e votuesve shkojnë bashkë me njëra-tjetrën.

Fitorja e Trump është fitorja e të paformuarve dhe të painformuarve. Por, për të qenë të drejtë, fitorja e Clitnon do të ishte po njësoj. Demorkacia është qeverisja e popullit, por populli është në shumë mënyra i papërshtatshëm për të qeverisur!

Përshtati me shkurtime, Amarildo Lumani/ TemA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?