Trump i kthen përgjigje Kimit: I çmendur, do të testohesh!

Presidenti amerikan, Donald Trump padyshim që po argëtohet tej mase në lojën e tij të preferuar, atë të postimeve në Twitter, ndërsa ka gjetur rivalin e radhës për të sulmuar.

“Kim Jong Un i Koresë së Veriut, i cili qartësisht është një i çmendur që nuk e ka probleme të vdesë urie, apo të vrasë popullin e tij, do të testohet si kurrë më parë”, shkruan presidenti amerikan.

Menjeherë më pas kreu i Shtëpisë së Bardhë postoi edhe një lajmërim, po në Tëitter që tregon se është lideri më i ndjekur në këtë media sociale. Trump reagoi pak minuta pasi lideri i Koresë së Veriut e cilësoi presidentin amerikan një “të marrë dhe gangster që i pëlqen të luajë me zjarrin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Kim Jong un ishte i paprecedent dhe u bë pasi Trump kërcënoi me shkatërrim total Korenë e Veriut në fjalimin e tij në OKB.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duket se beteja verbale në rrjetet sociale dhe televizione sapo ka nisur mes tyre, ndërsa bota shpreson që të mbetet e tillë dhe të mos shndërrohet në një konflikt të vërtetë në terren.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?