Trump: Ilaçi i malarias i vetmi që mund të na shpëtojë nga koronavirusi

Presidenti amerikan Donald Trump ka këmbëngulur sërish sot për përdorimin e medikamentit të malarias për të kuruar të infektuarit me koronavirus.

Edhe pse Administrata Amerikane e Ilaceve (FDA) dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, kanë kërkuar më shumë kohë për të realizuar disa testime, Trump thotë se hidrokloronina e kombinuar me një medikament tjetër mund të jetë e vetmja që mund të frenojë koroanavirusin.

“Hidroklorina dhe Azithronmicina së bashku mund të jenë ndryshuesit më të mëdhenj të lojës në historinë e mjekësisë. FDA ka zhvendosur malet sot, faleminderit! ” Trump cicëroi në mëngjes të Shtunën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti tha se ka një “parandjenjë” të mirë për bashkimin e këtyre medikamenteve në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë .

Swiss Digital Mobile Reklama

Hidrokloron, ose e njohur ndryshe si Plaquenil që është ilaçi i përdorur për të luftuar virusin “Malaria. Sipas ekspertëve sugjerohet të jepet në dozën e 200 mg ose 400 mg, dhe do të jepet si masë parandaluese për tu mbrojtur nga virusi njëherë në 21 ditë, ndërkohë që do të duhet të shoqërohet me Azithronmicina

E thënë me thjeshtë kura është ilaçi kundër Malarias plus antibiotik i thjeshtë do të mund të shërojnë të prekurit me Covid 19.

Shkencëtaret amerikanë dhe franceze mësohet se e kanë testuar prej më shumë se dy javësh, tek dhjetëra të infektuar me COVID-19 dhe rezultatet kanë qënë shumë premtuese.

Trump tha se hidroksilklorina do të vihet në dispozicion pothuajse menjëherë për të trajtuar koronavirusin. Studimet laboratorike kanë sugjeruar që ilaçi mund ta ndalojë Covid-19 të mbrojë qelizat njerëzore.

Përvec, SHBA-së, edhe mjekët francezë kanë përfunduar një provë klinike të suksesshme duke përdorur ilaçin, të miratuar për përdorim në SHBA në 1955, për të trajtuar pacientët e konfirmuar COVID-19.

Një total prej 36 pacientësh në Francë morën pjesë në studimin e udhëhequr nga Didier Raoult, një ekspert i sëmundjeve infektive në Marsejë. Studiuesit zbuluan se 50 për qind e njerëzve u shëruan dhe rezultuan nga pozitiv në negativ tre diitë pas trajtimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?