Trump: Irani po sillet paksa dinak, por nuk mund të na shantazhojë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar nga Shtëpia e Bardhë se negociatat me Irani po zhvillohen në mënyrë pozitive, ndonëse ka shprehur rezerva për qëndrimin e Teheranit ndaj Uashingtonit.

Gjatë një konference për shtyp me gazetarët, Trump theksoi se administrata e tij po mban një qasje të fortë dhe të vendosur në raport me Iranin. Sipas tij, bisedimet janë duke ecur “shumë mirë”, por ai akuzoi palën iraniane për sjellje të pandershme ndër vite.

“Ata kanë qenë disi dinakë, siç kanë qenë për dekada. Megjithatë, ne po vazhdojmë të flasim me ta dhe nuk do të lejojmë që të na shantazhojnë”, u shpreh presidenti amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump shtoi gjithashtu se Irani nuk ka kapacitete të plota ushtarake, duke përmendur mungesën e një force detare dhe ajrore të fuqishme, si dhe probleme në udhëheqje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në deklaratën e tij, ai përmendi edhe çështjen e Ngushtica e Hormuzit, duke theksuar se përpjekjet e Iranit për të ushtruar presion përmes saj nuk do të kenë sukses ndaj Shteteve të Bashkuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?