Trump: Kam dyshime se Biden merr drogë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar edhe një herë kundërkandidatin demokrat, Joe Biden, për marrje droge.

Në një intervistë për FoxNews të shtunën mbrëma, që e përcjell The Guardian, Trump e akuzoi Bidenin se merr drogë që në publik të ketë performancë më të mirë para zgjedhjeve presidenciale.

“Mendoj se aty ka të ngjarë – është e mundshme – që edhe droga është e përfshirë”, tha Trumpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është ajo që dëgjoj unë. Dua të them, ka mundësi të jetë drogë. Unë nuk e di se si është e mundur të shkosh nga të qenit aq keq, ku s’mund të nxjerrësh as edhe një fjali…”, – tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është hera e parë që Trump, 74-vjeçar, e akuzon Bidenin, 77-vjeçar, për marrje droge.

Më herët, Trumpi bëri thirrje që Bidenit t’ia bëjnë një test droge pasi kishte dyshime se ai e merr atë.

Trump dhe Biden do të ballafaqohen në zgjedhjet e 3 nëntorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?