Trump ‘mëshiron’ Clinton, nuk do të ketë ndjekje penale ndaj saj

Donald Trump nuk do të urdhërojë ndjekje penale për Hillary Clinton. Është ky lajmi që vjen nga një këshilltare e lartë e republikanit, e cila konfirmon se Presidenti i Zgjedhur i Shteteve të Bashkuara nuk do të emërojë një prokuror të posaçëm, për të hetuar ish-Sekretaren e Shtetit, në lidhje me të ashtëquajturin skandalin e emaileve. Vendimi ka qënë mjaft i papritur për të gjithë, pasi më herët Trump ishte shprehur se do t’a dërgonte Clinton në burg.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk do të kërkojë ndjekje të mëtejshme penale për Hillary Clinton, sa i përket skandalit të emaileve në kohën që demokratja shërbente si Sekretare e Shtetit.

Ndonëse një mundësi e tillë ishte pranuar shpesh nga burime të mediave amerikane, tashmë ka qënë Këshilltarja e Lartë e Trump, Kelian Konuej, e cila ka konfirmuar se republikani ka hequr dorë nga ideja e emërimit të një prokurori special që do të merrej vetëm me çështjen Klinton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi i përcjellë nga Konuej ka qenë jo i pritshëm për një pjesë të konsiderueshme të opinionit, pasi në fushatën e tij, Trump ka premtuar vazhdimisht hetime për të ashtëquajturin skandalin e emaileve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai përdori edhe një retorikë mjaft të ashpër kur tha se do t’a burgoste ish-rivalen e tij Clinton.

Ndërkohë, Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pati sërish përplasje me mediat, teksa ka anuluar një intervistë me të përditshmen amerikane New York Times, me pretendimin se prestigjozja njujorkeze ka bërë vazhdimisht mbulime të padrejta në kurriz të tij.

Deklarata e bërë nga zyrtarët e republikanit nuk ishte shumë e detajuar, por në komunikatë nënvizohej se New York Times nuk ishte treguar e drejtë me të në raportime.

Për ngjarjen reagoi edhe vetë miliarderi përmes një postimi në rrjetin social twitter, ku shkroi se e përditshmja amerikane vijon që mbajë qëndrime të njëanshme në lajmet që lidhen me skenën politike në Shtetet e Bashkuara, e më konkretisht me atmosferën e krijuar pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.

Kjo nuk është e parë që Trump polemizon me mediat amerikane. Gjatë gjithë fushatës së tij elektorale, republikani pati përplasje të shpeshta me media të ndryshme, të cilat i akuzonte se po mbështesnin në mënyrë të padrejtë ish-rivalen e tij Hillary Clinton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?