Trump mungoi në funeralin e McCain por jo Ivanka

As presidenti Donald Trump dhe as bashkëshortja e tij Melania Trump, nuk morën pjesë në shërbesën përkujtimore në nder të senatorit të ndjerë John MacCain të zhvilluar në Uashington gjatë së shtunës, vajza e tij Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, ishin që të dy të pranishëm.

Përpara se të niste ceremonia në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, çifti në fjalë u panë të mbërrinin së bashku. Ivanka, 36-vjeç, u pikas edhe teksa përqafonte senatorin Lindsey Graham, i cili ishte mik i ngushtë i McCainit.

Media amerikane “Axois” raportoi gjtihashtu se në shërbesë morën pjesë edhe pjesëtarë të tjerë të administratës “Trump”, si shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, si dhe Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis. Gjatë asaj kohe, presidenti Trump bënte atë që pëlqen më së shumti, “cicërimat” në Twitter. Ai shkruante në rrjetin social mbi negociatat për “NAFTA”-n, duke kërcënuar të linte jashtë marrëveshjes Kanadanë. Më tej, Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë për të ndjekur kursin e tij të golfit në Virginia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket faktit nëse presidenti ishte ftuar apo jo të merrte pjesë në funeralin e McCainit, burime nga Shtëpia e Bardhë i thanë “Associated Press” se familja e McCainit i kishte kërkuar presidentit të mos merrte pjesë për shkak të mosmarrëveshjeve mes tij dhe senatorit të ndjerë në të kaluarën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?