Trump: Nuk e kam lexuar Raportin e Muellerit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se ende nuk e ka lexuar raportin e Hetuesit Special, Robert Mueller.
Mueller ka hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të zhvilluara gjatë vitit 2016, ku Trump doli fitues i zgjedhjeve, shkruan Reuters.
“Unë nuk e kam lexuar Raportin e Mueller ende, edhe pse kam të drejtë ta bëjë këtë. Unë vetëm i di konkluzionet që thonë se nuk ka pasur bashkëpunim”, ka shkruar Trump në Twitter.
Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, William Barr, ka thënë se në mes të këtij muaji, planifikon ta publikojë një kopje të redaktuar të raportit hetimor të përbërë prej 400 faqesh.
Kujtojmë se Mueller, përfundoi raportin me 22 mars të këtij viti dhe e dërgoi atë tek Prokurori Barr. Ndërsa ky i fundit pasi që e ka lexuar raportin ka thënë se nuk ka gjetur ndonjë shkelje të rëndë apo ndonjë bashkëpunim midis Trumpit dhe zyrtarëve të Kremlinit.
KOHA JONË SONDAZH

