Trump: Nuk kam ndryshuar mendim për mbylljen e kufijve me Meksikën
Presidenti Donald Trump u shpreh dje se i qëndron mendimit për mbylljen e kufirit SHBA-Meksikë. Trump përsëriti kërcënimet ndaj Meksikës, se nëse ajo nuk merr masa për të ndalur rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm dhe hyrjen e drogave në SHBA, kufiri do mbyllet.
“Unë kurrë nuk kam ndryshuar mendim,” u tha Trump gazetarëve para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim drejt kufirit SHBA-Meksikë. “Në një moment të caktuar mund ta mbyll kufirin”, – tha Presidenti.
Gardhi nëntë metra i lartë që do të inspektojë Presidenti Trump mban një pllakë metalike me emrin e tij. Në pllakë shkruhet se gardhi është seksioni i parë i murit të propozuar nga Presidenti Trump.
KOHA JONË SONDAZH

