Trump paralajmëron partnerët tregtarë: Kush bën biznes me Iranin, s’ka punë me ne

Presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë një paralajmërim të fortë për të gjithë partnerët tregtarë që bëjnë biznes me Iranin, pas ri-vendosjes së sanksioneve ndaj këtij shteti. “Kushdo që bën biznes me Iranin nuk do të bëjë me Shtetet e Bashkuara”, -shkroi presidenti Trump në Twitter. Sanksionet kanë në shënjestër sektorë të ndryshëm me masa të tjera ndëshkuese të planifikuara edhe mbi industrinë e naftës të vendit. Presidenti Trump nënshkroi dje urdhrin ekzekutiv që riktheu sanksionet menjëherë pas mesnate, ndërsa një seri e dytë sanksionesh do të hyjnë në fuqi më 5 nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, presidenti iranian Hassan Rouhani tha se masat ishin “luftë psikologjike”, që synonin të “mbjellin ndarjen midis iranianëve”, shkruan BBC. Bashkimi Evropian ka folur gjithashtu kundër sanksioneve, ndërsa u zotua që të mbrojë firmat që bëjnë “biznes të ligjshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendosja e sanksioneve pason tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar më parë. Marrëveshja e negociuar gjatë presidencës së Barack Obamës, parashikonte që Irani të kufizonte aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Pavarësisht sanksioneve të SHBA-ve, Britania është distancuar nga ky veprim, ndërsa theksoi se do t’i përmbahet marrëveshjen bërthamore. “Ne nuk do të ndjekim SHBA për sanksionet”, ka sqaruar Alistair Burt, zëvendësministër i Jashtëm, në të njëjtën kohë edhe përgjegjës për çështjen që lidhet me Lindjen e Mesme. “Siç kemi shpjeguar tashmë – shtoi ai – ne e konsiderojmë marrëveshjen bërthamore një pjesë të rëndësishme jo vetëm të sigurisë në rajon, por në botë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?