FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump pretendon se votimi ilegal ia humbi atij votën popullore

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha se e ka fituar votën popullore në zgjedhjet e 8 nëntorit, “nëse ju nuk i llogaritni miliona njerëz që kanë votuar ilegalisht”.

Këtë pretendim zoti Trump, i cili i ka fituar votat e nevojshme në Kolegjin Elektoral për sigurimin e presidencës, e ka bërë mbrëmë në rrjetin  socal Twitter.

Më tej, ai ka shfaqur dyshime për “mashtrim serioz votues” në shtetet Virxhinia, Nju Hempshër dhe Kaliforni, ku ka fituar kandidatja demokrate, Hillary Clinton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Donald Trump nuk ka ofruar dëshmi për t’i mbështetur këto dyshime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto komente u bënë pasi fushata e zonjës Clinton tha se do të marrë pjesë në rinumërimin e votave në shtetin Viskonsin, që është inicuar nga kandidatja e Partisë së Gjelbër në zgjedhjet presidenciale, Jill Stein.

Hillary Clinton ka fituar rreth dy milionë vota më shumë se Trumpi në votën popullore.

Por, në Kolegjin Elektoral, që vendos se kush do të jetë president, Trump ka fituar 290 vota, ndërsa Clinton 232, duke mos llogaritur votat elektorale në shtetin Miçigen./REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?