Trump zgjedh kundërshtarin e Obamës në krye të Agjencisë së Mjedisit
Scott Pruitt do të jetë drejtuesi i “Agjensisë për Mbrojtjen e Mjedisit”.
Ashtu si në sektorët e tjerë, edhe kësaj radhe presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka emëruar në krye të këtij insititucioni një prej kritikëve më të ashpër të politikave të ndryshimit të klimës së presidentit Barak Obama.
Pruitt , 48 vjeç, prokuror i përgjithshëm i Oklahomas është parë si aleat i industrisë së karburanteve fosile.
Ai ka qenë një lojtar kyç në sfidat ligjore kundër rregulloreve të EPA në emisionet e gazit.
Demokratët dhe ambientalistët në SHBA kanë shprehur keqardhje për këtë zgjedhje të Trump, teksa pritet që emërimi i tij të konfirmohet nga vetë presidenti i zgjedhur amerikan.
Këshilltarja e lartë e Trump Kellyanne Conway deklaroi se Prokurori i Përgjithshëm Pruitt ka kualifikimet e duhura për këtë detyrë.
Pruitt ka paditur “Agjensinë e Mbrojtjes së Mjedisit” në disa raste, ku më e fundit ka qenë ajo mbi planin e energjisë së pastër të Obamës, i cili synon reduktimin e emetimeve të karbonit nga termocentralet.
Ai e quajti këtë veprim “një përpjekje të paligjshme” për të zgjeruar autoritetin e shteteve burokrate kundrejt ekonomive të energjisë me qëllim ndalimin e planeve të prodhimit të energjisë nga qymyrguri.
Në një artikull të shkruar në muajin maj për “National Review”, Pruitt tha se debati mbi ndryshimet klimaterike është shumë larg arritjes së një marrëveshjeje.
“Shkencëtarët vijojnë të mos bien dakord në lidhje me shkallën dhe masën e ngrohjes globale dhe lidhjen e saj me veprimet e njerëzve,” është shrpehur ai.
Ndërkohë Trump gjatë kohës së primareve dhe fushatës elektorale ka premtuar se do të anulojë “Marrëveshjen e Parisit” për klimën menjëherë sapo të vijë në pushtet.
KOHA JONË SONDAZH

