FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqi, arrestohet presidenti i së përditshmes opozitare “Cumhuriyet”

Presidenti i të përditshmes opozitare turke “Cumhuriyet”, Akin Atalay u arrestua dhe u vendos në paraburgim, njoftoi sot e përditshmja, nëntë gazetarë të të cilës u arrestuan javën e kaluar.

“Atalay u arrestua pas mbërritjes në aeroportin e Stabollit “Ataturk”, pas kthimit nga Gjermania”, theksoi “Cumhuriyet” në faqen e saj në internet. Ndaj tij ishte lëshuar një mandat arresti në kuadër të një hetimi për aktivitete terroriste. Javën e kaluar, nëntë gazetarë të ”Cumhuriyet”, mes të cilëve dhe kryeredaktori Murat Sabuncu u arrestuan dhe janë vendosur në paraburgim, një masë që ka ngjallur shqetësimin e mbështetësve të të drejtave të njeriut dhe kritika ndërkombëtare.

Prokuroria kishte njoftuar në momentin e arrestimeve, se ato ishin bërë në kuadër të një hetimi për aktivitete terroriste në lidhje me predikuesin Fethullah Gulen, akuzuar për organizimin e një grushti shteti të dështuar dhe Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?