FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqi: Paralajmërohet referendum për të forcuar pushtetin e presidentit

Qeveria e Turqisë planifikon një referendum, pranverën e ardhshme, për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim forcimin e pushtetit të presidentit.

Zëvendëskryeministri Nuretin Canikli tha se Qeveria do ta dërgojë planin në parlament.

Ai nuk bëri me dije se çfarë saktësisht do të përfshijnë ndryshimet e propozuara, por tha se qeveria do që procesi të përfundojë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu të premten, prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 87 njerëzve, të lidhur me Universitetin e Stambollit, nën dyshimet se kanë lidhje me grushtshtetin e dështuar në muajin korrik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdogan fajëson klerikun Fethuall Gulen për këtë përpjekje.

Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA, mohon çdo përfshirje.

Ankaraja ka arrestuar rreth 36,000 njerëz dhe ka pezulluar ose përjashtuar nga puna rreth 100,000 të tjerë, që nga përpjekja për puç.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?