FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqi, shpëthim autobombe në Adana, 2 viktima e 16 të plagosur

Një shpërthim autobombe ka vrarë dy persona dhe ka plagosur 16 persona këtë të enjte, jashtë zyrës së guvernatorit, në qytetin jugor turk Adana.

Ky shpërthim ka ndodhur, pas paralajmërimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se grupet terroriste po planifikonin sulme.

Si pasojë e shpëthimit, janë thyer xhamat e ndërtesës, ku ndodhet zyra e guvernatorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Adana është 10 milje (16km) nga Baza Ajrore Incirlik, e cila u përdor nga ushtria amerikane për të nisur sulmet kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave turke, ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim.

Vitet e fundit, Partia Kurde(PKK), Shteti Islamik dhe militantët majtistë, kanë kryer të gjitha sulmet me bomba.

‘’Agjencia Anadolu’’, ka cituar guvernatorin e provincës, Mahmut Demirtas i cili është shprehur se shpërthimi ka ndodhur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm ku ka lënë të vdekur 2 persona dhe ka plagosur 16 të tjerë.

Konsulata e Përgjithshme e SHBA-së në Adana, ka paralajmëruar tre javë më parë se grupet ekstremiste do të vazhdonin përpjekjet agresive për të sulmuar qytetarët e SHBA-së në Adana.

Departamenti i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë të shmangin udhëtimet në Turqinë juglindore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?