FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqi/Erdogan: Referendumi është për transformimin e Republikës së Turqisë

Presidenti i Turqisë i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke theksuar se votimi popullor i ditës së sotme, nuk është një votim i zakonshëm tha se “Në historinë e republikës janë kryer shumë votime në lidhje me sistemin parlamentar. Kemi kryer disa votime popullore, por ky votim popullor është preferenca për transformim, për një sistemi të ri qeverisës, një ndryshim në Republikën e Turqisë. Unë shpresoj se populli do të hapë rrugën për një zhvillim shumë më të shpejtë në këtë proces ndryshimi”.

Presidenti Erdoğan i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak me bashkëshorten Esra Erdogan Albayrak, djali Bilal Erdogan me bashkëshorten Reyyan Erdogan, nipi Ahmet Akif Albayrak dhe mbesa Emine Mahinur Albayrak, ka votuar në shkollën fillore Saffet Çebi, në rajonin Üsküdar të Stambollit.

Erdogan, është pritur me duartrokitje nga qytetarët e pranishëm dhe pasi ka përshëndetur të pranishmit dhe punonjësit në qendrën e votimit ai ka votuar në kutinë e votimit me nr “3248”.-AA

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?