FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqit shesin masivisht dhe djegin dollarin pas thirrjeve të Presidentit Erdogan (FOTO & VIDEO)

Turqia është duke u përballuar më një dobësim të monedhës vendase pas paqendrueshmërive politike si edhe futjes në luftë në frontin e Sirisë.

Ditët e fundit një euro u këmbye me 3.9 lira, kurse 1 dollar me mesatarisht 3.6 lira. Ky ndryshim i fortë në kursin e këmbimit filloi të shkaktonte probleme të theksuara në ekonomine turke duke shtrenjtuar ndjeshëm importet. Përballë kësaj situate, Presidenti Erogan bëri një thirrje publike ndaj të gjithë atyre që kishin dollar në shtëpitë e tyre që t’i këmbenin me lira me qëllim forcimin e kësaj të fundit.

Fill pas kësaj thirrjeje, turqit mësynë nëpër pikat e këmbimit të valutës duke blerë lira, ç’ka ka ndikuar në kursin e këmbimit duke e zbritur atë në 1 dollar/ 3.4 lira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje, pati edhe prej atyre që filluan të djegin monedhën amerikane me mendimin se ishin bankat e huaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po e shkaktonin këtë situatë në Turqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?